Saturday 18 January 2014

HTC së shpejti hedh ne treg një smartphone të ri

 HTC duket se do jetë kompania e parë që do prezantojë një smartphone high-end në 2014.
Sipas Bloomberg, modeli i ri i serisë One do të prezantohet ne fund te muajit Shkurt pak ditë para fillimit të Mobile World Congress, ku kompanitë prezantojnë modelet e reja te smartphone-ve.HTC ndjek të njëjtën strategji me vitin 2013 , pasi dhe vjet prezantoi HTC One në të njëjtën periudhë.
Smartphoni i ri do kete ekran 4.7 inç me rezolucion 1920x1080 dhe proçesor Snapdragon 805.Kamera do bazohet në teknologjinë UltraPixel te cilën e përdor dhe Toshiba. Gjithashtu për ata që nuk u pëqen të ndërrojnë kartat SIM, smartphoni do ketë dual SIM port. Me këtë pajisje duket qartë se HTC do të konkuroj në tregun e vështirë të smartphonave.

1 comment:

Do të komentosh?
Ok jepi...