Sunday 2 February 2014

Si sot është krijuar id Software

Para 23 vjetësh John Romero dhe John Carmack krijuan id Software, kompaninë që specializohej në lojërat FPS.
Kompania u bë e njohur me lojërat e saj Doom dhe Quake,
dhe qe ajo që lançoj e para teknologjine 3D te video lojërat.
Loja e parë që lançuan ishte Commander Keen, e cila ishte shareware (falas). Më vonë
punuan në zhvillimin e një game engine që të bazonin atje lojërat e ardhshme të kompanisë.
Pas një viti Doom hodhi në treg Wolfenstein 3D (1992) e më vonë Doom(1993) e Quake(1996).
Doom ka patur edhe dy vazhdime në 1994 dhe 2004 kurse Doom 4 është në zhvillim që nga 2008.
id Software e la të lirë kodin  e game engine-it kështu që secili mund të zhvillonte pistat e tij.
Lojëra të tjera të kësaj kompanie janë: Heretic dhe Hexen.
Në 2009 id Software është blerë nga ZeniMax Media dhe vazhdon punën e saj deri sot.

1 comment:

  1. nga kompanit e vetme qe vazhdon te prodhoje lojra qe nga vitet 90

    ReplyDelete

Do të komentosh?
Ok jepi...